Çfarë e “fundosi” prokurorin Hasa, kush është gruaja që i dha ryshfet që të shpëtonte vëllain nga burgu

Shqipëria

Çfarë e “fundosi” prokurorin Hasa, kush është gruaja që i dha ryshfet që të shpëtonte vëllain nga burgu

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 11:38
Sali Hasa

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, pas hetimit një-vjeçar nga SPAK.

SPAK nisi hetimet që në vitin 2020 për një grup që kryente trafikim droge, por hetimi çoi në zbulimin e një rasti korrupsioni në drejtësi dhe të trukimit të ndeshjeve.

Çfarë e “fundosi” prokurorin Hasa?

Shkak për arrestimin e prokurorit është bërë dyshimi se ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, i akuzuar për plagosje të lehtë me dashje dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Sipas informacioneve ai ka pushuar çështjen ndaj tij pas ndërhyrjes së motrës së të dyshuarit, Elsona Papa, e cila është lënë në “arrest shtëpiak”. Kjo e fundit dyshohet se i ka dhënë ryshfet prokurorit për të shpëtuar vëllain.

Në njoftimin e SPAK thuhet se gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 - 25 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat