Gjonaj: Pas policëve, ja kategoritë e të dënuarve që po marrin vaksinën anti- Covid

Shqipëria

Gjonaj: Pas policëve, ja kategoritë e të dënuarve që po marrin vaksinën anti- Covid

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 12:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka nisur këtë të shtunë vaksinimi kundër koronavirusit në IEVP “Jordan Misja”, për kategorinë e të dënuarve me sëmundje kronike dhe për grupmoshën mbi 55-vjeç.

Gjithashtu, vaksinimi po kryhet edhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara.

Ministra e Drejtësisë Etilda Gjonaj, bën me dije se vaksinimi për personat e dënuar është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, duke e konsideruar një lajm të mirë për sistemin peniteciar.

Ndërsa shton me tej, se ky proces ka filluar pas vaksinimit të trupës policore, duke theksuar se do të vijojë deri në lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione.

“Një lajm i mirë për sistemin penitenciar.  Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filloi vaksinimi kundër COVID-19 të personave të dënuar.  Vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara.

Ky proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione”, shkruan Gjonaj në rrjetin social “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat