Konsumon të gjitha ilaçet me të cilat po kurohej, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Shqipëria

Konsumon të gjitha ilaçet me të cilat po kurohej, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjirokastra, ku një i ri është sjellë me urgjencë në Tiranë, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve të para, mësohet se 24 vjeçari ka konsumuar të gjithë ilaçet me të cilat po kurohej. 

Kanë qenë familjarët që 24 vjeçarin me iniciale I.D e kanë gjetur në gjëndje kome dhe e kanë dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Duke qenë se gjendja e tij ishte e rëndë, më pas është kërkuar ndihma e helikopterit për ta përcjellë në Tiranë ku do i nënshtrohet mjekimit të specializuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat