I nxehti përvëlues/ Fundjava me temperatura deri 36 gradë

Shqipëria

I nxehti përvëlues/ Fundjava me temperatura deri 36 gradë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

I nxehti ekstrem ka përfshirë Shqipërinë, ndërsa temperaturat nesër pritet të shkojnë deri në 36 gradë.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira (të pakta) kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

Era do të fryjë me drejtm verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 32°C

zonat e ulëta 14°C deri në 36°C

zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat