Po punonte në pallat, rrëzohet nga shkallët, punëtori 35-vjeçar

Shqipëria

Po punonte në pallat, rrëzohet nga shkallët, punëtori 35-vjeçar

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:28
Tiranë

Një 35-vjeçar është rrëzuar nga shkallët, teksa ka qenë duke punuar në bodrumin e një pallati, në Tiranë.

Për pasojë, i riu ka marrë lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

NJOFTIMI:

Më datë 19.06.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat