Ndërtimet pa leje në Kep të Rodonit, arrestohet 1 person, shpallet në kërkim një grua

Shqipëria

Ndërtimet pa leje në Kep të Rodonit, arrestohet 1 person, shpallet në kërkim një grua

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Një person është arrestuar, 5 janë vënë nën hetim ndërsa një grua është shpallur në kërkim pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje në Durrës.  Shkelësit janë konstatuar në zonën e Kepit të Rodonit dhe në fshatrat Rromanat dhe Vlashaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare,

shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrollit të territorit në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, kanë konstatuar disa ndërtime pa leje të cilat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente”, njofton policia.

Në pranga është vënë E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve kompentete ndërsa në kërkim është shpallur A.Sh, 50 vjeçe.

U vunë nën hetim

– A. Sh., 62 vjeç,

– N. M., 52 vjeç,

– M. K., 59 vjeç, banues në Durrës;

– R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije

– Dh. G., 66 vjeç

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat