Ministria e Shëndetësisë: Nis vaksinimi kundër COVID-19 i personave të dënuar

Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë: Nis vaksinimi kundër COVID-19 i personave të dënuar

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 të personave të dënuar.

Vaksinimi ka filluar në IEVP "Jordan Misja" për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç dhe në IEVP "Ali Demi" për gratë e dënuara.

''Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filloi vaksinimi kundër COVID-19 të personave të dënuar.

Vaksinimi ka filluar në IEVP "Jordan Misja" për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç dhe në IEVP "Ali Demi" për gratë e dënuara. Ky proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t'iu kthyer normalitetit në institucione.''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat