Vazhdojnë shembjet te Kepi i Donit, prangoset 1 person, procedohen 5 të tjerë

Shqipëria

Vazhdojnë shembjet te Kepi i Donit, prangoset 1 person, procedohen 5 të tjerë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:23
Foto

Policia e Durrësit ka vazhduar aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit së bashku me IKMT-në.

Po ashtu, është arrestuar një 1 persona dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

"Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrollit të territorit në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, kanë konstatuar disa ndërtime pa leje të cilat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u proceduan penalisht shtetasit: - A. Sh., 62 vjeç, - N. M., 52 vjeç, - M. K., 59 vjeç, banues në Durrës; - A.Sh, 50 vjeçe, u shpall në kërkim. Ata janë konstatuar tek Kepi Rodonit, Shetaj, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.'' - njofton policia.

Po ashtu, u procedua shtetasi R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije, Durrës, pasi u konstatua në Rromanat, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

U procedua shtetasi Dh. G., 66 vjeç, pasi u konstatua në lagjen nr. 10, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

U arrestua në flagrancë shtetasi E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat