Tola: 10 000 lekshi mund të lehtësojë transaksionet e krimit, s'është për të blerë bukë

Shqipëria

Tola: 10 000 lekshi mund të lehtësojë transaksionet e krimit, s'është për të blerë bukë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:54
Igli Tola

Në një intervistë, pedagogu Igli Tola u shpreh se emetimi i kartëmonedhave të reja është një mundësi e re për lehtësuar transaksionet tregtare mes individëve dhe bankave.

Sipas tij, nuk është se ka pasur një raport apo evidenca për nevojën e kësaj monedhe dhe se ka një mundësi që të përdoret nga agjentet kriminalë.

Tola: Emetimi i kartëmonedhave të reja është një mundësi e re për lehtësuar transaksionet tregtare mes individëve dhe bankave. Emetimi të re në këtë vlerë shihet si diçka problematike. Baka qendrore po punon kultivimin e kulturës së transfertave bankare. Në gjithë këtë amulli duket se emetimi i një monedhe të re duket sikur shkon kundër nismave dhe përpjekjeve që ka bërë vetë qeveria dhe Banka Qendrore.

Nuk është se ka pasur një raport apo evidenca për nevojën e kësaj monedhe. Propozimi është hedhur qysh prej 10 vitesh, por vetëm nga viti 2019 është punuar për hedhjen në treg të monedhës. Por sa e përdorshme është kjo monedhë sepse zakonisht duhet për blerje të jashtëzakonshme me vlera të mëdha. Nuk mund të shkojmë me një kartëmonedhë të tillë te dyqani i lagjes për të blerë bukë apo ushqime. Zakonisht blerjet të mëdha janë ato të elektro-shtëpiakeve apo banesave, por këto zakonisht bëhen me euro.

Tola shtoi se  500 euro si kartëmonedhë nuk emetohet më sepse 70% e saj disponohej nga trafikantët.

Tola: Në një rast të tillë kjo mund të sjellë një lehtësim për grupet kriminale dhe të lehtësojnë ryshfetet dhe korrupsionin. 500 euro si monedhë nuk emetohet më sepse 70% e saj disponohej nga trafikantët. Edhe lidhur me 100 dollarshin po bëhet i njëjti diskutim, për të mos e emetuar më, sepse shihet se nuk është më në përdorimin e përditshëm nga amerikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat