Lulzim Basha gati spastrimin? Ish-deputetja zbulon se çfarë po ndodh në PD

Shqipëria

Lulzim Basha gati spastrimin? Ish-deputetja zbulon se çfarë po ndodh në PD

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 21:07
Lulzim Basha

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ajo foli për aktivitetin e partisë që këtë verë nuk do të ketë “pushime”.

Sipas Çupit, jemi në kushtet kur partia në pushtet po Lufton për të mbajtur pushtetin dhe nuk ka më standard, e ndërsa përmendi këtë fakt shtoi gjithashtu se nuk do të ketë asnjë tolerancë nga PD për “masakrën zgjedhore të 25 prillit” të cilën e cilësoi si një ditë kur nuk janë mbajtur zgjedhje të lira.

Ndërsa, theksoi se analiza për të mbajtur përgjegjësitë është shumë e domosdoshme, Çupi bëri me dije se qëllimi nuk është të largojnë njerëz por të afrojnë sa më shumë të jetë e mundur.

“Ne kemi bërë disa kallëzime në SPAK dhe presim përgjigje nga njëra anë, nga ana tjetër sigurisht ne duhet të jemi shumë objektiv. Ne duhet të kemi parasysh që edhe strukturat tona, ndoshta kanë çaluar diku”, tha deputetja për Euro News Albania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat