​Nis vaksinimi kundër COVID-19 i të burgosurve në Shqipëri

Shqipëria

​Nis vaksinimi kundër COVID-19 i të burgosurve në Shqipëri

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Vaksinohen të burgosurit me sëmundje kronike dhe ata mbi 55 vjeç.

Procesi i vaksinimit është shtrirë edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Në Tiranë, në burgun “Jordan Misja” dhe “Ali Demi” janë vaksinuar të parët personat që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe ata që janë mbi 55-vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ftoi të gjithë ata që janë mbi 57 vjeç apo i përkasin grupeve të riskut të paraqiten pranë qendrave përkatëse për të kryer këtë proces të rëndësishëm.

Ajo bëri me dije se në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore do të ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi i shpejtë falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga Covid19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat