Vetëm 124 raste aktive me Covid-19 në Shqipëri

Shqipëria

Vetëm 124 raste aktive me Covid-19 në Shqipëri

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 08:33
Shqipëri

Situata epidemiologjike në Shqipëri vijon të jetë pozitive dhe nën kontroll me shumë pak raste të reja të infektuarish dhe pa viktima.

Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 124 raste aktive me koronavirus. Shkodra vijon të ketë numrin më të lartë të rasteve, me 42 të infektuar aktivë,e ndjekur nga Tirana me 35 dhe Durrësi me 12.

Një prej qarqeve më të mëdha në vend, Vlora, nuk ka asnjë rast aktiv, ndërsa Fieri regjistron vetëm 1. Situata është shumë pozitive edhenë Kukës dhe Korçë, me përkatësisht vetëm nga 2 raste aktive me covid.

Dibra ka 3 raste, Gjirokastra 4, Elbasani 5, ndërsa Lezha  8 raste aktive. Në Berat, sipas të dhënave zyrtare, janë 10 raste aktive më covid, ndërsa në Durrës  12 raste.

Situata në spitale

Edhe situata në spitalet covid paraqitet pozitive. Referuar të dhënave zyrtare, aktualisht po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Vijnë 50 mijë vaksina

Në aeroporti “Nënë Tereza” kanë mbërritur mbrëmë 50,000 doza të vaksinës Coronavac. Me mbërritjen e kësaj sasie është kaluar mbi 1 milion sasia e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 871 421 vaksinime antikovid në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat