Kush është biznesmeni që iu bë atentat, pronar i ‘Clubit’ të njohur?

Shqipëria

Kush është biznesmeni që iu bë atentat, pronar i ‘Clubit’ të njohur?

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 09:10
Spiro Iljadhi

Një atentat ka ndodhur gjatë natës në Sarandë, ku 20 plumba janë zbrazur në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi, 35 vjeç.

Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit duke i shkaktuar disa plagë, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit.

Spiro Iljadhi, personi që shihni në foto, njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i një lokali.

35-vjeçari Iljadhi është pronari i Club ‘Orange’ në qytetin e Sarandës dhe ish-futbollist i ekipit të Butrintit.

Nuk dihen ende shkaqet e njarjes, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat