“Shtëpi bari” në Shijak, në pranga dy elektricistët e OSHEE-së

Shqipëria

“Shtëpi bari” në Shijak, në pranga dy elektricistët e OSHEE-së

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 09:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve.

Përshtatën banesën për kultivimin e bimëve narkotike, shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar.

Arrestohen në flagrancë 2 punonjës të OSHEE, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Kultivim të bimëve narlotike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”, të  shtetasëve:

G., 32 vjeç, A. D. (G)., 27 vjeç, të dy banues në Hardhishtë, Shijak.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi I. G., 40 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, pasi dyshohet se është bashkautor në kultivimin e bimëve narkotike.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.D.(G)., në fshatin Hardhishtë, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë të lëndës narkotike canabis sativa dhe paisjeve që shërbenin për kultivimin e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit E. S., 39 vjeç dhe Xh. I., 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektriçist pranë OSHEE-së.

Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën (duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat