Xhaçka: BE duhet të vazhdojë të qëndrojë e përkushtuar ndaj rajonit

Shqipëria

Xhaçka: BE duhet të vazhdojë të qëndrojë e përkushtuar ndaj rajonit

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 10:28
Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antaljas me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”, ku merrnin pjesë panelistë si europarlamtetari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak apo ish kryeministri rumun Viktor Ponta.

Ministrja Xhaçka theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e saj.

“Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së çdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit çdo arritje standartesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e rradhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështje e pazëvendësueshme për reformat e vështira që jemi duke zbatuar”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Lajçak dhe Lagodinsky nëvizuan se nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Për tre ditë rradhazi, në Turqi u mbajtën Samiti dhe Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si dhe Forumi i parë Diplomatik i Antalya ku morën pjesë drejtues shtetesh e qeverish nga mbi 30 vende të botës e ku Shqipëria u përfaqësua nga delegacioni i drejtuar nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat