IKMT i shembi objektin pa leje te 'Rana e Hedhun', arrestohet 36-vjeçari

Shqipëria

IKMT i shembi objektin pa leje te 'Rana e Hedhun', arrestohet 36-vjeçari

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:01
36-vjeçari Bledar Delia

Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shëngjin të Lezhës, pasi u kap duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndërprerë punimet.

Në pranga ka rënë Bledar Delia, ndërsa Policia bën me dije se ai u pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet.

Disa ditë më parë IKMT prishi një objekt në pronësi të Delias, që po e ndërtonte pa leje në zonën e "Ranës së Hedhun", por ai nuk iu bind urdhrit dhe tentoi ta rindërtonte sërish objektin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat