Historia e Sali Hasës, u kërcënua nga Këshilli i Prokurorëve, në vitin 2015

Shqipëria

Historia e Sali Hasës, u kërcënua nga Këshilli i Prokurorëve, në vitin 2015

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:19
Sali Hasa

Prej më shumë se një vit Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit ka hetuar një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik drogë.

Gjatë këtyre hetimeve ka dalë në dritë edhe emri i prokurorit Sali Hasa.

Ai, sipas SPAK,  dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Një detaj është se Sali Hasa ka qenë tejet i përfolur në aspektin profesional, por ndaj tij nuk janë hapur hetime më parë e ngritur akuza, as kur ishin Krimet e Rënda.

Në vitin 2015 në media është raportuar se prokurori Sali Hasa është gjetur me shkelje dhe Këshilli i Prokurorëve, e ka kërcënuar , se nëse do të ketë shkelje të tjera, atëherë rrezikon të shkarkohet.

Ai është akuzuar nga qytetari L.Sino për zvarritje dhe njëanshmëri në hetimet e kryera për falsifikim dokumentacioni dhe përvetësim prone nëpërmjet mirëbesimit.

Por për asnjë rast nuk ka pasur hetime penale ndaj tij.

Sa i përket pasurisë, del në dritë një pronë dhuratë në bregdet.

Ajo që bie gjatë deklarimit të pasurisë në vite, është një dhuratë, që iu dhënë fëmijëve të prokurorit.  Dy fëmijët e tij e kanë përfituar një sipërfaqe prej 1 000 metër katror, në Porto-Palermo në Himarë, si dhuratë. Prokurori, nuk e ka deklaruar vlerën dhe personin që ka dhuruar këtë pasuri të patundshme.

Prokurori Sali Hasa një shtëpi banimi me sipërfaqe 153 metër katror që kushton 50 000 dollarë e ka edhe në Durrës.

Ndërkohë  që SPAK e akuzon, nga ana tjetër nuk është dëgjuar ende versioni i Prokurorit Hasa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat