Pas dënimit me 2 vite burg të Llallës, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh

Shqipëria

Pas dënimit me 2 vite burg të Llallës, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:18
Edi Rama

"Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare, në fund të qershorit, të negociatave të pranimit të vendit të saj në Bashkimin Evropian, të cilat janë bllokuar për disa vjet. Kryeministri shqiptar Edi Rama mbetet i kujdesshëm, edhe pse mendon se vendi i tij duhet "normalisht" të marrë dritën jeshile nga Brukseli. Frankofoni beson se Shqipëria është përfshirë në një "betejë" për të reformuar sistemin e saj gjyqësor përballë korrupsionit, një shenjë që ai thotë se njofton për ardhjen e një 'demokracie funksionale'".

Kështu e përmbledh televizioni “France 24, një prej televizioneve më të mëdha në Francë, intervistën me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Përballë gazetares Caroline de Camaret, kreu i qeverisë ka folur për procesin e integrimit, përballjen me pandeminë, zgjedhjet, si dhe për luftën kundër korrupsionit.

Rama ka vënë theksin tek reforma në drejtësi, si një nga çështjet më të rëndësishme tani për rrugën europiane të Shqipërisë, ndërsa është shprehur se Shqipëria do të ishte tashmë pjesë e Bashkimit Evropian, nëse nuk do të kishte probleme në nivelet drejtuese.

Rama komentoi dënimin e ish-kryeprokurorit Llalla, të cilin e quajti si një sinjal të mirë për shtetin e së drejtës.

“Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme, sot do të ishim në BE. Prandaj ne kemi hyrë në këtë betejë për të reformuar drejtësinë. Nëse ish-kryeprokurori, dhe ish-personalitete të gjyqësorit dhe politikës dënohen është një sinjal i mirë për shtetin e të drejtës, prandaj ne vazhdojmë këtë proces negociatash, për të ndërtuar një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale”,-mbylli Rama fjalën e tij. 

Duke folur për hapjen e negociatave,të cilat janë shtyrë disa herë nga BE, kryeministri u shpreh se tashmë nuk e surprizon asgjë në Bruksel.

“Duhet thënë që para pandemisë ishte vendosur që negociatat do të hapeshin. Më pas u mor vendimi për të shtyrë konferencën. Unë tashmë pres dhe nuk më surprizon asgjë në Bruksel, sepse ka çdo ditë dinamika të brendshme, ka çdo ditë një histori që është e vështirë. 

Problemi i vetëm sipas Ramës për marrjen pjesë në Konferencën Ndërqeveritare është mosmarrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Do të shohim nëse ai problem do të zgjidhet përpara vendimmarrjes apo jo”.

I pyetur për akuzat që janë hedhur kundrejt tij për korrupsion gjatë fushatës, Rama i mohoi duke përmendur raportin e OSBE/ODHIR-it.

Kryeministri foli edhe për patronazhistët, ndërsa u shpreh se regjistri i gjendjes civile në Shqipëri ka qenë publik në internet përgjatë viteve.

“Ne kemi një raport nga OSBE/ODIHR që janë shumë të qartë për integritetin e fushatës dhe zgjedhjeve. Jam shumë i kënaqur që mu bë pyetja, se kam lexuar artikuj të pavërtetë edhe në Francë. Nuk janë të dhëna personale individuale që kanë dalë, por janë dhënë tek organizata e partisë, që nuk kanë lidhje me të dhënat personale. Së pari, të dhënat dhe regjistri i gjendjes civile në Shqipëri ka qenë publik në internet përgjatë viteve. Së dyti, numri i kartave të Identitetit, nuk është personal. Është një numër që tregon që këtë kartë e ka ky person në shërbimin civil, por nuk është e dhënë sensitive”, tha Rama. 

Një fokus të veçantë në intervistën e tij, kryeministria ia kushtoi fushatës së vaksinimit të popullatës.Rama vlerësoi vendimin e BE për të hapur dyert për shqiptarët, ndërsa u shpreh se “Kemi bërë një punë që është serioze dhe me rezultate që janë vlerësuar nga e gjithë bota. E gjithë Shqipëria është në krye të listës evropiane për vaksinimin masiv dhe me shifra optimale për infektimet dhe fatalitetet. Unë personalisht kam bërë Pfizer, por në vend i kemi të katërta vaksinat. Ne kemi Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik. Ne kemi një sukses sipas statistikave që jemi me nivelin e riskut 1. ”

Shefi i qeverisë kujtoi se në Shqipëri mund të hyjë dhe dalë kushdo, pa asnjë kusht, nismë kjo si një tentativë për të thither turistë nga e gjithë bota.

“Në Shqipëri mund të hysh mund të dalësh, pa test pa asgjë. Maskat që prej javës së shkuar nuk janë të detyrueshme, kemi ende një vendim për mbajtjen e maskave brenda, por nuk ka probleme me vendosjen e masave që detyrojnë qytetarët.”-tha Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat