Plagosja e biznesmenit dhe turistit / FNSH bën lëvizjen urgjente në Sarandë

Shqipëria

Plagosja e biznesmenit dhe turistit / FNSH bën lëvizjen urgjente në Sarandë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:23
FNSH

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbritur në terren në qytetin e Sarandës ndërsa kanë nisur kontrolle për arrestimin e 3 personave të shpallur në kërkim për atentatin ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi. 

20 plumba janë zbrazur në drejtim të pronarit të "Orange" në Sarandë, Spiro Iljadhi 35 vjeç, afër lokalit të tij, rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, nga 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri.

 Policia tha se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Plumbat kanë kapur rastësisht edhe pushuesin shqiptaro-amerikan Marin Jano, 33-vjeç. "Orange" është nje nga klubet e natës më të njohura në Sarandë, vend i organizimit të shumë spektakleve të këngëtarëve VIP. Pak ditë më parë Iljadhi kishte hapur një filial të ri të lokalit "Orange" në Ksamil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat