Nga Noizy tek Ledri Vula/ I plagosuri me 20 plumba është pronar i lokalit të VIP-ave

Shqipëria

Nga Noizy tek Ledri Vula/ I plagosuri me 20 plumba është pronar i lokalit të VIP-ave

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:27
Spiro Iljadhi, Noizy

Zbulohen detaje të reja nga plagosja e biznesmenit 35-vjeçar Spiro Iljadhi në Sarandë.

I riu që u qëllua në orët e para të mëngjesit të sotëm me 20 plumba është pronar i një prej lokaleve më të njohura dhe më të frekuentuara në Sarandë “Bar Orange”. Nga një vëzhgim në faqen e lokalit në rrjete sociale bie në sy numri i lartë i personave që e frekuentojnë dhe të ftuarit specialë të cilët janë disa prej këngëtarëve më të njohur në vend. Bëhet fjalë për reperët Noizy, Ledri Vula, Majk, edhe Gena.

 Spiro Iljadhi disa ditë më parë kishte hapur një degë të lokalit në Ksamil të quajtur “Orange Pizza & Grill Lounge”. 

Iljadhi ka marrë plagë të rënda dhe është nisur drejt spitalit të Traumës, ndërsa i plagosur mbeti edhe një pushues që ishte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Nga ana tjetër policia ka shpallur në kërkim Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadër.

Sipas policisë, përplasja me armë erdhi pas një konflikit të çastit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat