Mbi 1500 zyrtarë policie në Shqipëri angazhohen për sezonin turistik

Shqipëria

Mbi 1500 zyrtarë policie në Shqipëri angazhohen për sezonin turistik

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 16:06
Policia e Shqipërisë

Mbi 1500 punonjës policie do të angazhohen këtë sezon veror, për të garantuar rendin dhe sigurisë për pushuesit vendas dhe ata të huaj.

Efektivët që kanë dalë në gatishmëri dhe në terren janë të sektorëve të ndryshëm, si ai i Rendit, për Krimet, nga Policia Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Kufirit e Migracionit. Ndërsa në dispozicion të tyre do të vendosen 150 mjete të ndryshme, si furgonë, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese.

Grupet e policisë, të ndarë nga 2-3 persona do të patrullojnë në të gjithë vijën bregdetare. Patrullimi i tyre do të bëhet me biçikleta, për të qenë sa më afër me pushuesit, për çdo nevojë dhe avari të mundshme, njofton Abc News.

Përveç zonave bregdetare, policia do të jetë e pozicionuar edhe në ato malore. Tashmë janë ngritur stacionet policore provizore edhe në zonat turistike malore si Valbonë e Theth.

Të angazhuar në terren janë edhe efektivët e Policisë Rrugore. Kontrollet e shtuara të tyre, krahas zonave bregdetare do të jenë edhe përgjatë Rrugës së Kombit dhe Shkodër-Tiranë. Këto shërbime kanë shtuar numrin e radarëve në rrugë për të identifikuar shoferët që lëvizin me shpejtësi tej normave e që kthehen në burim aksidenti.

Edhe në këtë sezon turistik është parashikuar që fluksi i personave që hyjnë në vend të jetë i lartë, ku punonjës të policisë kufitare tashmë kanë në gatishmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat