Momentet dramatike/Ikën nga hoteli të pakënaqur nga kushtet, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë

Shqipëria

Momentet dramatike/Ikën nga hoteli të pakënaqur nga kushtet, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:17
Pamje nga video

Një tjetër histori si ajo e Mihalit në Jug të vendit. Një çift pushuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhës, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar nëse ishte e mundur të shkonin që të enjten dhe nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive.

Ndërsa qëndrojnë për dy ditë, çifti i pakënaqur nga kushtet tenton të largohet të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit, por pronarja nuk i lejon duke i kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën dhe duke i kërkuar pagesën.

Në videon e siguruar nga gazetari Mehmeti për “BalkanWeb” shihet se gruaja shumë e irrituar, pasi sheh se po filmohet akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat