Rama kthehet pas në kohë kur fitoi PS: 8 vite më parë shqiptarët besuan...

Shqipëria

Rama kthehet pas në kohë kur fitoi PS: 8 vite më parë shqiptarët besuan...

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 09:57
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një foto të tetë viteve më parë, kur shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur PS në krye të vendit.

Ajo qeverisi prej dy mandatesh radhazi dhe tashmë ka siguruar edhe një të tretë, për herë të parë në 30 vite pluralizëm.

“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë”, shkruan Kryeministri bashkangjitur fotos krahë simpatizantëve socialistë.

Kujtojmë që PS në koalicion me LSI fitoi zgjedhjet e vitit 2013 përballë PD-së të drejtuar asokohe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat