Lushnje, organizonte lojëra fati në një lokal, arrestohet 27-vjeçari

Shqipëria

Lushnje, organizonte lojëra fati në një lokal, arrestohet 27-vjeçari

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 27-vjeçar për organizim të lojërave të fatit, aktivit ky i ndaluar me ligj në vend. sipas uniformave blu është arrestuar K .D., 27 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira prej tij. u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparatura të lojërave të fatit, 1 laptop, 2 tableta dhe 7 televizorë, që shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të  kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. 

Si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.   

Sekuestrohen pajisjet elektronike që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti, arrestohet në flagrancë administratori i lokalit ku ushtrohej aktiviteti.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë është bërë i mundur evidentimi dhe goditja e një rasti të ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në qytetin e Lushnjës. Gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira nga shtetasi K. D. u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparatura të lojërave të fatit, 1 laptop, 2 tableta dhe 7 televizorë, që shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të  kundërligjshëm të lojërave të fatit.   

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u arrestua në flagrancë shtetasi K. D., 27 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat