Spartak Ngjela zbulon kërkesën e fortë që i është bërë Edi Ramës

Shqipëria

Spartak Ngjela zbulon kërkesën e fortë që i është bërë Edi Ramës

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:11
Spartak Ngjela

Bullgaria refuzoi t'i hapë rrugë negociatave për Maqedoninë, ndërsa veto-ja për Shkupin penalizoi edhe Tiranën.

Avokati Spartak Ngjela, u shpreh se nëse Edi Rama do t’i kishte bërë reformat deri në fund, nuk kishte Maqedoni Veriu që do të na ndalonte.

“Nëse kryeministri do t’i kishte bërë reformat deri në fund, nuk kishte Maqedoni Veriu që do të na ndalonte. Ata e dinë që edhe kryeministri shqiptar nuk ka qenë me vullnet të plotë për Reformën në Drejtësi dhe Reformën Antikorrupsion.

Kam përshtypjen që kryeministrit i kanë thënë që të eliminojë korrupsionin nga qeveria. Ambasadorja amerikane sot tha se “këta bëjnë sikur”. Unë e dija se, pa nisur goditjen penale për korrupsionin, nuk kishim shpresë për hapje negociatash. Por, këta e bënë fakt të kryer nisjen e negociatave”, u shpreh Spartak Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat