Ishte duke u larë në lumin Drin, mbytet 12-vjeçarja

Shqipëria

Ishte duke u larë në lumin Drin, mbytet 12-vjeçarja

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Lushës” në Dibër. Një 12 vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të  së miturës.

“Në vendin e quajtur “Ura e Lushes”,  njësia Administrative Arras,  një 12 vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat