Kanabis, 1 në kërkim, 4 procedohen në gjendje të lirë

Shqipëria

Kanabis, 1 në kërkim, 4 procedohen në gjendje të lirë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:43
Ilustrim

Një person është shpallur në kërkim ndërsa katër të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për kultivim të bimëve narkotike në Tropojë.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Salcë dhe në fshatin Padesh.

Policia ka shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M. D., autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Padesh.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Shpërdorimi i detyrës", shtetasit: M. D., banues në fshatin Salcë, me detyrë kryeplak i fshatit Salcë, A. Q., banues në fshatin Tetaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Bashkinë Tropojë, J. T., banues fshatin Buçaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat