“Zoti na caktuar vendndodhjen në mes të Evropës”/ Rama: BE dështoi të mbajë premtimin. Për ne dielli lind, atje ku perëndon

Shqipëria

“Zoti na caktuar vendndodhjen në mes të Evropës”/ Rama: BE dështoi të mbajë premtimin. Për ne dielli lind, atje ku perëndon

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:58
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun Zaev tha se BE dështoi të mbajë premtimin e saj për negociatat.

Rama: Rastësia e solli që në të njëjtën ditë kur duhet të flisnim për atë që nuk ndodhi në Bruksel të jemi këtu në një foruim të rëndësishëm ekonomik, besoj që kjo është një mundësi për të thënë se çfarë ndodh ose jo në Bruksel, jemi të vendosur të vazhdojmë të rrisim ekonominë, mirëqenien, krenarinë, dinjitetin e popujve tanë.

BE mund të caktojë detyra për integrimin, afate për to, data, por nuk cakton dot vendndodhjen dot në mes të Evropën as kulturën dhe identitetit tonë evropian, as të ardhmen tonë si popuj evropian , në shtet evropiane, me standarde evropiane, Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e sa që në kohën e Skënderbeut, për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon, e ardhmja jonë është aty ku zoti na ka caktuar të kemi tokën tonë, në zemër të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat