I nxehti “përvëlues”, në Gjirokastër arrin temperatura në 41 gradë celsius

Shqipëria

I nxehti “përvëlues”, në Gjirokastër arrin temperatura në 41 gradë celsius

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Gjirokastra është një ndër qytetet që ka shënuar temperatura të larta ditën e sotme. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se temperatura më e lartë arrin në 41 gradë celsius.

Ndërkohë, disa qytetarë kanë marrë cadra dielli për tu mbrojtur nga rrezet e forta, ndërsa të tjerë qëndrojnë në hije për të shmangur sado pak të nxehtin përvëlues.

Kujtojmë se sipas Meteoalb temperaturat e regjistruara për sot janë: Shkodra 38.3, Kopliku 39.3, Kukësi 38.6, Tirana 39.4, Elbasani 39.9, Fieri 39, Berati 39.4, Korça 34.2, Vlora 38.8, Gjirokastra 39.6, Saranda 39.2

Ndërsa qytetet Cërrik dhe Belsh kanë shënuar 40.3°C dhe Kuçova 40.8°C. E enjtja sjell rritje me 2 grade gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë mesdita, jo më shumë se 1°C duke ngjitur max në Kuçovë lehtësisht mbi 41°C dhe Cërriku, Belshi jo më shumë se 41.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat