Falsifikonin testet e Covid-19, gjykata vendos masën e sigurisë për dy mjekët dhe sekserët e arrestuar

Shqipëria

Falsifikonin testet e Covid-19, gjykata vendos masën e sigurisë për dy mjekët dhe sekserët e arrestuar

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest me burg” dy mjekët dhe sekserët e arrestuar pak ditë më parë me akuzën se falsifikonin testet e Covid-19.

Mjekët dhe sekserët janë mes 15 të arretuarve, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pas hetimeve dhe përgjimeve që i nxorën zbuluar pazaret e tyre për të kryer tamponë falsë.

Njëri prej mjekëve punon në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

PJESE NGA PERGJIMET NE DOSJEN E PROKURORISE

Në Prokurorinë e Tiranës janë referuar nga Komisariati i Policisë Rinas edhe disa raste të tjera me teste Covid të falsifikuara nga persona që kanë tentuar të udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit të Rinasit në vendet e BE-së. Këta persona kanë përdorur teste me logon e laboratorit “Genius”. Mësohet se nga informacionet e siguruara nga shërbimet e Policisë Gjyqësore për këtë aktivitet kriminal në fushën e falsifikimeve është mësuar nga burime policore se personi i cili mund t’i falsifikonte këto teste ishte shtetasi Ronald Karrica, i cili kishte një dyqan internet-fotokopje-printime në rrugën “Zihni Sako” Tiranë pranë vendit të quajtur Oxhaku.

Prokuroria e Tiranës thotë se janë bërë shkresat për konfirmimin e testeve të konstatuara, gjetura dhe sekuestruara me cilësinë e provës materiale ku nga përgjigjet e klinikës, “Genius” është kthyer përgjigje se testet dhe barkodet e kërkuar apo gjeneralitetet e personave nuk janë kryer ekzaminime sa i përket testeve Covid pranë këtyre klinikave. “Nga kontrolli i banakut ku ai punonte është gjetur, fiksuar dhe sekuestruar USB të ndryshme, një lap-top i markës ‘HP’ dhe njësia kompjuterike ‘Dell’, ku mbas një këqyrjeje paraprake ka rezultuar se ka pasur materiale implikuese për falsifikimin e testeve Covid me logon e laboratorëve ‘Genius’ dhe ‘Alnet’”, thuhet në dosje.

Gjithashtu, shtetasit Ronald Karrica i është gjetur dhe sekuestruar telefoni i tij dhe gjatë këqyrjes voluminoze në aplikacionin “Whatsapp” janë konstatuar komunikime me persona të ndryshëm, të cilat i kanë kërkuar që t’i sigurojë (prodhojë) teste Covid kundrejt pagesës për persona të tjerë të cilët do të udhëtonin jashtë Shqipërisë. Po ashtu, këta persona i nisnin Ronald Karricës foton e kartës së identitetit të personit, kohën e nisjes së tij, vendin nga do të kalonte dhe i kërkonin që ti siguronte testin në dispozicion të tyre në afatin që klientët e donin. Marinela Farmanet, e cila e identifikuar në sistemin “Deepsee” figuron me emrin Marinela Kalaja ku i dërgon Ronit një kartë identiteti me emrin Besmir Murati dhe ku i thotë se dalja i duhet për nesër pasdite (domethënë për datën 20.06.2021).

Biseda e plotë, vijon si më poshtë:

Marinela Farmanet: Daljen për nesër mëngjes

Marinela Farmanet: Më fal, nesër masdite

Marinela Farmanet: Se avioni e ka të hënën mëngjes

Rmedia: Nesër për nesër darkë

Marinela Farmanet: Po, mos ma harro të lutemmmm

Rmedia: Po nisem Marinela

Farmanet: O Roni të lutëm

Marinela Farmanet: A do vonohesh shume? Në këqyrje vazhdohet me shtetasin e quajtur Eltjon Kola, ku që prej datës 21 prill e në vazhdim ka biseda të  vazhdueshme dhe shumë karta identiteti, të cilët kërkojnë test Covid. Në bisedën e tij të fundit me këtë shtetas në datën 20.06.2021 në orën 12:35 Roni i thotë: Me 10 Euro ose 1250 copa do i bëjmë deri në fund të gushtit. Thuaj 25 ose 35 euro të tjerëve ose për mik me 2500 lekë.

Biseda është si më poshtë vijon:

Eltjon Kola: Dalja sonte në 19:30

Rmedia: Hajde

Eltjon Kola: A është gati

Rmedia: Po

Rmedia: IKA

Eltjon Kola: Më thuaj kur ta lësh aty

Rmedia: Të dy njësoj

Rmedia: Gati

Eltjon Kola: Erdha

Eltjon Kola: Dalja sot në 8 të darkës

Eltjon Kola: Se nisen nesër në mjes

Rmedia: 28 me 29 ora 14 e 30

Eltjon Kola: Po me 27 në darkë ka ik

Eltjon Kola: Roni aman a ka shku te puna akoma

Eltjon Kola: Ai se është duke prit në doganë ai shoku

Rmedia: 27 në 21.40

Eltjon Kola: Po

Eltjon Kola: Aman ma ço pdf

Eltjon Kola: Ditëlindja 12.07.2004

Eltjon Kola: Për sot në orën 5:30 daljen

Eltjon Kola: Roni aman çoje pak

Eltjon Kola: Se për 10 min vjen në dyqan ai shoku

Rmedia: Kur

Rmedia: T’i ka pagu lekët Olsi

Eltjon Kola: Hahahahhahahahah

Rmedia: Të gjthë t’u prenotu Olsin me e taku për borxhet

Rmedia: Tani me aplikim tek e-albania Eltjon Kola: Lene mos pyt Eltjon Kola: Po dhe ka mundësi

Rmedia: Zgjidh debitorin… tek menuja apliko për debimarrje

Rmedia: Olsi po thot ç’a ka ky që qesh me vete

Rmedia: Mreti

Eltjon Kola: Hahahahhahahahhahah më ke vdek

Rmedia: O Olsi

Rmedia: Ta di që qeshim me atë

Eltjon Kola: E ka kuptu po se din se me kë po flas

Rmedia: Mos ja trego

Rmedia: Se është Eltjon Kola: I ka ik zari

Rmedia: Po qaj me lot

Rmedia: Tu rregullu lokalin Olsi

Eltjon Kola: Tu e gadit

Rmedia: Thuji Olsit

Rmedia: Edhe aty ku e ke lënë celularin ti, prapë Olsi po mundohet të ta marri me pi**somllik

Eltjon Kola: Hahahahhahaha është i kapshëm, ta kap në ajër

Rmedia: Kujdes! Rmedia: Ika unë. Të fala Eltjon Kola: Shnet

Rmedia: Kur dalja

Eltjon Kola: Një sek

Eltjon Kola: 7:40pm e ka sot fluturimin

Rmedia: Dje darkë për sot në mjes ora 10.12 Eltjon Kola: A u bo dak

Rmedia: Po

Rmedia: Me 10 euro ose 1250 copa do i bëjmë deri ne fund gushtit. ok

Rmedia: Thuji 25 ose 35 euro tjerëve

Rmedia: Ose për mik me 2500 lekë. Klodian Muharremi, shënuar në telefon me emrin KLSH ku në biseda të ndryshme i kërkon për të bërë tampona duke i dhënë orën e daljes dhe emrat e personave dhe emrin e laboratorit i përcaktohet nga ky i fundit.

Bisedat janë si më poshtë vijon:

Rmedia: Mirmjes

KLSH: Për rripin

KLSH: Mi sill ke puna dhe te jap ndonjë gjë

KLSH: Sa fotokopje janë

Rmedia: Legen

Rmedia: Lul Basha e ka fajin

KLSH: Ke puna

Rmedia: Pffff

Rmedia: Jam tu bo grafi në filen

KLSH: Ok

Rmedia: Pasdite

KLSH: Po, drekë Rmedia: Ok

KLSH: T’i kesh gati

KLSH: Për këtë burrë e grua janë këto orare

KLSH: Ja t’i them

Rmedia: Id

KLSH: Po ja të mi nisi

KLSH: O vlla

KLSH: Për gjys ore më duhen të lutem, më bën nderin më të madh që të mbyll letrat e shpisë

Rmedia: Kartën tate

Rmedia: Ma ço

KLSH: Ta paça borxh se me ke mbaru hallin për zotin

Rmedia: Gati e ke

KLSH: Ok

KLSH: Ja se do vi ta marr

Rmedia: Jam te Panorama

Rmedia: Po pij birrë

KLSH: Ap dje në orën 6 me sot në orën 7

KLSH: Bëje se erdha

KLSH: Për 10 min jam aty

KLSH: Ap më dt 23 ora 11 e mëngjesit. Dalja me dt 24 ora 12 e mëngjesit

KLSH: Aplikimi dje me dt 20 ora 6 e mbasdites dalja sot me dt 21 ora 7 e mbasdites

Rmedia: Leandra Hoxha

Rmedia: Shife ç’a ka. Nqs ka doktor aty të ta thotë se për ça bëhet fjalë.

KLSH: Nuk ka ardhë akoma

Rmedia: Po tani KLSH: Ja ta shoh

Rmedia: Shihe ç’a ka

Rmedia: Si kanë dalë KLSH: S’janë keq KLSH: Po qenka me probleme me veshkat

Rmedia: Aha

Rmedia: Si do i bëhet

Rmedia: Të tha gjë diamanti i veshkave

Rmedia: Nqs s’e ke pyet, ma pyet pak

Rmedia: Ma kujtove… Diamantin

KLSH: Po, s’me ka dhënë prgj

Rmedia: Ok

Rmedia: Kur

KLSH: Duka certifikata

KLSH: Llogarit sikur e kanë bo para dy javësh

KLSH: Fajzerin

KLSH: Ma nis pdf shikoje mirë

Rmedia: Gen

Rmedia: Apo aln

KLSH: Aln

Rmedia: OK

KLSH: O idjot, ja nisa atë

Rmedia: Ok janë të dyja, puq

Rmedia: Me Genius nuk i kontrollojnë, s’kanë dyshime

KLSH: E di

KLSH: Dt poshtë veja 21 prill

KLSH: Ma printo pak këtë

Rmedia: Nesër

KLSH: Mi bëj një printim dhe mi mbaj aty se do vi t’i marr

KLSH: Ap dje në orën 6 mbasdite dalja sot në orën 7 mbasdite

KLSH: Me xhenius

Rmedia: Ku je

KLSH: Ma nis pdf

KLSH: Ne shpi jam

KLSH: Hajde po dush

KLSH: Pim nje kafe

KLSH: Ma nis se po pret

KLSH: Se harrova te them që e du pdf

Rmedia: Aha ok Rmedia: Erdha

KLSH: A je tu ardhë o majmun

KLSH: O legen

KLSH: O pler

Rmedia: 1 min aty

KLSH: Po po ti 1 min e ke 3 orë

Rmedia: Te shpia jote

KLSH: Dola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat