Bledi Çuçi: Të huajt vijnë në Shqipëri me leje unike, lejohen dhe personat pa shtetësi

Shqipëria

Bledi Çuçi: Të huajt vijnë në Shqipëri me leje unike, lejohen dhe personat pa shtetësi

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:50
Bledi Çuçi

Me ligjin e ri për emigrantët, të huajt që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri do duhet të drejtohen vetëm në një sportel për t’u pajisur me një leje unike që siguron qëndrimin dhe punësimin në vendin tonë.

Detajet i bëri të ditura ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në foltoren e Kuvendit.

Ai deklaroi se nga ana tjetër shtetasit e BE, SHBA dhe ata të Kosovës do aplikojnë për një leje qëndrimi 5-vjeçare. Projektligji i ri do i japë të drejtë qëndrimi edhe personave pa shtetësi, kategorisë së personave që punojnë nga distanca në fushën e IT, pensionistët e huaj dhe ata që kanë një pasuri të paluajtshme në territorin e Shqipërisë.

Projektligji për të huajt është një iniciativë tërësisht e re ligjore. Me këtë legjislacion të ri po krijojmë procedura më të lehtësuara për lejet e qëndrimit duke shmangur burokracitë për investitorët dhe fuqinë punëtore.  Ky projekt nuk është iniciativë e shkëputur. Bashkë me ligjin për shtetësinë dhe ligjin për azilin në republikën e Shqipërinë plotësojmë regjimin për të huajt në vendin tonë Janë kryer dëgjesat nga organizata të ndryshme ndërkombëtare për të garantuar pajtueshmërinë me të drejtat dhe liritë e parashikuara në kushtetutë.

Ky projektligji adreson mangësinë duke adresuar pajisjen me leje pune dhe qëndrimi me një dokument të vetëm që do quhet leje unike për të huajt që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Kjo garanton një procedurë të vetme aplikimi,. Të huajt që kërkojnë punësim duhet të drejtohen vetëm në një sportel duke dorëzuar dosjen me dokumente. Për shtetasit e BE, SHBA, dhe Kosove kur aplikojnë për herë të parë lëshojmë leje qëndrimi 5-vjeçare. Ka dhe sfidat e veta ky legjislacion,. Përmirësimi i fushës së të drejtave dhe programet e integrimit për të huajt.

Ky projektligj i jep mundësi përfitimi: Personave pa shtetësi duke garantuar standardet për lëshimet e lejes së qëndrimit, kategoria e punonjësve lëvizës që janë shtetas të huaj që punojnë nga distanca në fushët e IT. Kjo do synojë tërheqjen e tyre në Shqipëri. Kjo i shërben rritjes së konsumit vendas dhe tërheqjes së tyre në Shqipëri për t’i dhënë shtysë ekosistemeve teknologjike. Një kategori tjetër janë pensionistët e huaj. Ata do aplikojnë për leje për pensionistë.

Kategori tjetër janë të huaj që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë. Kjo përbën investim serioz në këtë treg. Të rinjtë e huaj që duan të njohin gjuhën dhe kulturën në Shqipëri duke qëndruar në një familje shqiptare. Do bëjmë një hap në politikat për emigracionin e parregullt“, deklaroi ministri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat