Nikolin Lleshi, ‘beu’ i këpucëve e Arben Kupi; akt-noterial në Itali me të vdekurin në Krujë; i mashtruar prej tyre për apartament

Shqipëria

Nikolin Lleshi, ‘beu’ i këpucëve e Arben Kupi; akt-noterial në Itali me të vdekurin në Krujë; i mashtruar prej tyre për apartament

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 16:27
Nikolin Lleshi

Sot po publikojmë një tjetër krim, që ka si objekt mashtrimin noterial me lojëra lidhje-zgjidhje kontratash false, për shitje apartamentesh nga 2 a 3 herë në Krujë; bërë nga “cubi” i firmës “Alba Shoes” të këpucëve, Nikolin Lleshi e Arben Kupi, ortak-sekser i tij në (mos)ndërtime pallatesh.

Nuk është mashtrim rutinë, me të cilat dy xhambazët Lleshi-Kupi e kanë “mbushur kupën” prej 15 vitesh; por është mashtrim “ekselent”, i kryer mes tyre e një notereje të Kavajës, ndaj një ish-banori të Krujës, të vdekur 2 vjet para se ai sipas letrave, paska dalë nga varri e ka firmosur aktin noterial.

Mashtrimi i tyre dhe falsiteti noterial është ky: Më datë 23.02.2012, noterja e Kavajës, Joana Kushe, e bija e ish-gjyqtarit mafioz Muharrem Kushe dhe gruaja e Vojo Bregut të LSI, ka hartuar Aktin Noterial Nr.136 Rep, Nr. 68 Kol., me Arben Kupin, ortak këpucësh e ndërtimi pallatesh me Nikolin Lleshin.

Me këtë akt noterial të datës 23 shkurt 2012, Arben Kupi ka “njoftuar” shtetasin Arben Duka, ish-banor i lagjes “Sesere” në Krujë, i vdekur qysh në datën 1 prill 2010; se Kontrata e datës 21.12.2009 për apartamentin e parapaguar në themel, anullohej mbasi pallati do prishej si ndërtim pa leje.

Nuk e dimë, nëse Nikolin Lleshi e Arben Kupi ia kanë çuar apo jo milionat e apartamentit “hije”, të mashtruarit prej tyre të vdekur; por sipas aktit noterial, kanë vazhduar ta mashtrojnë edhe me tej.

Konkretisht, në aktin noterial të datës 23.02.2012 të deklaruar nga Arben Kupi, thuhet se në datën 23.02.2012, truallin dhe pallatin në gjendje karabina, i ka blerë ortaku i tij mashtrues Nikolin Lleshi i fabrikës së skllevërve “Alba Shoes”; meqë ky kishte “njohje” në bashki e qeveri, për të mos prishur pallatin e për të marrë lejen e ndërtimit… pas ndërtimit.

Çudia është, se ky akt noterial është bërë në Romë-Itali; e fakti që dhe shitja truall-pallat karabina, janë bërë në të njëjtën datë me 2 kontrata të tjera po te kjo notere, krijon përshtypjen se dhe mashtruesi Nikolin Lleshi ka qenë në Romë-Itali, ndërsa në Shqipëri ka qenë vetëm i vdekuri… i mashtruari prej tij.

Mirëpo nga investigimi që ka bërë “Pamfleti”, rezulon se në datën 23.02.2012, dyshja e mashtruesve të apartamenteve, Nikolin Lleshi e Arben Kupi dhe noterja Joana Kushe e përdorur prej tyre, nuk kanë qenë në Itali.

A mendoni, se një notere me pasuri sheikësh si gruaja e Vojo Bregut të LSI, ka shkuar në Romë, për të hartuar një dokument noterial “Hartim Njoftimi” që kushton vetëm 5 Euro?!

Por dhe nëse noterja dhe dyshja Lleshi-Kupi, do kishin qenë vërtetë në Itali, mashtrimi me këtë akt noterial, që i dërgohet një të vdekuri në Shqipëri, është bërë edhe në shkelje të rëndë të Ligjit 110/2018 “Për Noterinë”, lidhur me shërbimet noteriale jashtë Shqipërisë.

Në nenin nr. 70 të ligjit, noteri mund të kryej shërbime jashtë Shqipërisë, vetëm në raste të përligjura për arësye të forta dhe njofton Dhomën e Noterisë të Qarkut.

Ndërsa në aktin noterial, duhet të shënojë me detaje vendndodhjen e plotë, si dhe arësyen e faktuar, për të cilën detyrohet ta kryejë shërbimin jashtë zyrës noteriale e jashtë Shqipërisë.

Në rastin konkret, mungon arsyeja e përligjur dhe e domosdoshme; mungon adresa e veprimit noterial dhe adresa e identitete të tjera të Arben Kupit e Nikolin Lleshit, ndërsa në aktin noterial nuk janë bërë shënimet e detajuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat