Manastirliu: Bebja prematurë fiton betejën pas shumë ditësh në terapi intensive

Shqipëria

Manastirliu: Bebja prematurë fiton betejën pas shumë ditësh në terapi intensive

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:13
Bebja e lindur prematurë

Pas shumë ditësh të vështira në terapi intensive, foshnja e lindur prematurë  (lindje para kohe) në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka fituar betejën për jetën.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thotë se kjo është një ditë e gezueshme për familjen e Amarit, ndërkohë që falenderon edhe mjekët.

Postimi i plotë:

Ditë e gëzueshme për familjen e Amarit dhe stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, me fitoren e betejës për jetën të Amarit të vogël, pas shumë ditësh të vështira në terapi intensive. Punë #fantastike e stafeve tona mjekësore me bebet prematurë, në shërbim të jetës #RESPEKT”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat