“Nusen e ke ti në darkë, ditën e kam unë”, vjehrra ndan gruan shqiptare nga burri

Shqipëria

“Nusen e ke ti në darkë, ditën e kam unë”, vjehrra ndan gruan shqiptare nga burri

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:39
Elona Salkurti

Këtë të enjte në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, u trajtua historia e Elona Salkurtit, një 36-vjeçare në Elbasan e cila pak muaj më parë ka përfunduar shkollën e mesme.

Në pamundësi për të vazhduar gjimnazin, ajo kishte zgjedhur të kurorëzonte në fejesë dashurinë me burrin e jetës. “Mendova se s’ më duhej shkolla në atë kohë ose që mund ta bëja më vonë bashkë me tim shoq se dhe ai ishte pa shkollë”, tha Elona.

Mirëpo, pas disa vitesh martesa e saj kishte filluar të bëhej problematike. Ajo tha se vjehrra e saj nuk donte nuse me shkollë dhe kontrollonte vazhdimisht jetën e tyre.

 

"Vjehrra nuk donte nuse me shkollë. Madje i thoshte burrit tim që nusen e ke ti në darkë, kurse ditën e kam unë, komandoj unë", rrëfeu 36-vjeçarja.

Elona është prej 4 vitesh nënë e divorcuar me dy fëmijë. Pas mbarimit të gjimnazit, ajo ka ndërmend të vazhdojë studimet e larta për mësuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat