Kim dhe Soreca takim me të rinjtë

Shqipëria

Kim dhe Soreca takim me të rinjtë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:50
Kim dhe Soreca takim me të rinjtë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca u takuan në Shtëpinë e Evropës me anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë, për të diskutuar çështje që prekin të rinjtë në Shqipëri.

Ambasada në postimin e shpërndarë në Facebook shkruan se anëtarët e këshillit janë udhëheqës të rinj në komunitetet e tyre dhe patën mundësinë për të ndarë ide rreth arsimit, politikës së jashtme, partneriteteve urbane dhe rurale, dhe pasojave të COVID-19.

Faqja zyrtare e ambasadës në Facebook, shkruan se Yuri Kim i “përkrahu udhëheqësit e rinj të nxisin ndryshim duke bërë pyetje, duke menduar në mënyrë kritike dhe duke kuptuar rolin e tyre të rëndësishëm në formimin e një të ardhmeje të begatë dhe të suksesshme për veten dhe vendin e tyre” mbyllet postimi.

“E shkëlqyeshme të rihapim Shtëpinë tonë të Evropës duke bërë bashkë Ambasadorët e Rinj Evropianë YEA dhe kolegët e tyre të Këshillit Rinor të SHBA! Së bashku me kolegen dhe mikeshën Yuri Kim patëm një shkëmbim interesant rreth  partneritetit BE – Shqipëri – Shtetet e Bashkuara” tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat