Struktura anti-korrupsion 'zbarkon' në Kadastrën e Sarandës, sekuestron 9 dosje të dyshimta

Shqipëria

Struktura anti-korrupsion 'zbarkon' në Kadastrën e Sarandës, sekuestron 9 dosje të dyshimta

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Struktura anti-korrupsion e kryeministrisë, me urdhër të Edi Ramës, ka ushtruar një kontroll blic në Kadastrën e qytetit të Sarandës. Sipas informacioneve janë janë sekuestruar 9 dosje "të dyshimta" pronash.

Kontrolli ka nisur në dosjet që e kanë zanafillën në vitin 2019 dhe në fokus kishte pronat e regjistruara në këtë vit.

Tre koordinatorët që morën pjesë në kontroll ishin, Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku.

Zonat me interes ekonomik, siç është bregdeti i Shqipërisë, kryesisht në jug të vendit janë pikat kryesore ku abuzimi me pronat ka qenë tepër i lartë, për këtë arsye edhe plazhet e Sarandës dhe të Vlorës kanë qenë në fokus të këtij operacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat