Garda shqiptare merr në mbrojtje ambasadorin e BE-së

Shqipëria

Garda shqiptare merr në mbrojtje ambasadorin e BE-së

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 22:37
Luigi Soreca

Siguri maksimale. Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka vendosur në mbledhjen e djeshme që të miratojë vendimin që Garda e Republikës të marrë në mbrojtje ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare theksohet që garda do të ruajë ambasadorin dhe objektet ku do të akomodohet apo ushtrojë veprimtarinë.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.Garda  e  Republikës  ruan  dhe mbron  këto personalitete:

a) Ambasadorin e Bashkimit   Evropian   në Shqipëri.

2.Garda  e  Republikës  ruan  dhe mbron  këto objekte:

a) Objektet ku  akomodohet  dhe  ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi.

3.Ngarkohen   Ministria  e  Brendshme   dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR Edi Rama

Image
Vendimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat