“Ishte ditë e zezë, ku thërret qameti! Tmerr”, Arian Çani revoltohet me Blendi Klosin

Shqipëria

“Ishte ditë e zezë, ku thërret qameti! Tmerr”, Arian Çani revoltohet me Blendi Klosin

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 23:14
Blendi Klosi dhe Arian Çani

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, që ka folur për sezonin turistik dhe problematikat e tij.

Në studio ka patur debate mes tij dhe Arian Çanit.

Pjesë nga debati në emison:

Arian Çani: Ore Klosi, ky popull do t’ju votojë prapë në 2025 edhe sikur ta bëni mut fare. Ju prap do të votoheni cfarëdo që të bëni, çfarë problemi keni?

Blendi Klosi: Janë shifra këto që po them, janë hotele të shtuara. Në Himarë, në Dhërmi, në Palasë, me trego një hapësirë që nuk po merr investime.

Arjan Çani: Janë miqtë e qeverisë, jo banorët vendas.

Blendi Klosi: Jo nuk është e vërtetë që janë miq të qeverisë. Hajde ikim tani të shohësh cfarë bëhet në Shëngjin, në Shkëmbin e Kavajës.

Arjan Çani: Isha pardje, ishte ditë e zezë, ku thërret qameti. Tmerr.

Blendi Klosi: Janë super hotele në Qerret. Janë mbi katër yje padiskutim.

Arjan Çani: Përse permend hotele? Po them politikat e qeverisë.

Blendi Klosi: Nëse nuk kemi turizmin masiv që prodhon shifra dhe ekonomi, ata që duhet të bëjnë hotele nuk shtyhen. Është fakti që vijnë turistët, që shtyhen për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat