Shqiptarët paguajnë më shumë/ Testet e shpejta nuk po licencohen për udhëtarët

Shqipëria

Shqiptarët paguajnë më shumë/ Testet e shpejta nuk po licencohen për udhëtarët

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Shqiptarët duket se gjithmonë do të duhet të paguajnë më shtrenjtë kur udhëtojnë jashtë. Këtë radhë jo vetëm biletat e avionit por edhe tamponi për Covid i cili është i detyrueshëm dhe kushton, jo pak por 6500 lekë tek laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për Covid dhe 35 euro nëse e kryen në një laborator privat pranë aeroportit.

Ndonëse shumë shtete njohin edhe rapid testin për covid , në laboratorët e certifikuar për covid , testi i shpejtë për udhëtime nuk mund të kryhet, pasi nuk i lejon Ministria e Shëndetësisë duke rënduar në këtë mënyrë xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Shumë shtete të Europës nuk kërkojnë detyrimisht tampon PCR, por njohin edhe rezultatin e testit të shpejtë i cili ka një kosto shumë më të ulët se tamponi PCR.

Por duke mos lejuar kryerjen e testit të shpejtë në laboratorët e licensuar për covid , ministria e shëndetësisë nuk ka bërë gjë tjetër veçse t’i hapë rrugë klinikave të tjera ta ofrojnë atë në mënyrë të jashtëligjshme ,ose në rastin më të keq për të mos paguar qytetarët, kanë gjetur rrugë edhe për t’i falsifikuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat