Nxirret nga makina e mitura në gjendje të rëndë, 4 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë

Shqipëria

Nxirret nga makina e mitura në gjendje të rëndë, 4 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 09:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 10:50) - Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të njëfamilje.

Uniformat blu konfirmojnë se viktimat janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Ndërkohë, po marrin mjekim në spital tre persona të tjerë që po udhëtonin me mjetin  “Audi”, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Këta të fundit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

***

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:23 në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa.”

Një mjet tip "Audi" është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Dyshohet se mjati tip "Audi" ka përplasur "Toyotan" nga pas.

"Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore," njofton policia. 

Dyshohet se edhe një fëmijë tjetër ka humbur jetën, duke e çuar në 4 numrin e viktimave.

Paraprakisht dyshohet se të tre personat i përkasin të njëjtës familje. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

***

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë dhe paraprakisht dyshohet për viktima.

Dy mjete janë përplasur, ndërkohë që njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar plotësisht.

Mendohet të jetë nisur me urgjencë në drejtim të spitalit një vajzë e mitur, ndërsa një tjetër person vazhdon prej disa minutash i bllokuar brenda makinës.

Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur 3 ambulanca, dyshohet për më tepër se një viktimë.

Shërbimet e urgjencës e kanë të pamundur t’i nxjerrin trupat në këto momente nga automjetet.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat