Dy të rinjtë nuk i binden policisë, hedhin armën dhe tentojnë të largohen

Shqipëria

Dy të rinjtë nuk i binden policisë, hedhin armën dhe tentojnë të largohen

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 13:10
Arma e gjetur

Një skenë si në filmat aksion në rrugët e Beratit. Dy të rinj po qarkullonin me armë zjarri me vete, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar, hodhën armën e zjarrit dhe tentuan të largoheshin me një motoçikletë. Pas disa minutave policia arrestoi njërin prej tyre.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasit H. Gj., 30 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. T., 25 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me një motoçikletë dhe në momentin që shërbimet e Policisë i kanë dhënë shenjë për të ndaluar, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë hedhur çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat