Ruçi mesazh ngushëllimi: U prehshin në paqe shpirtrat e vogëlusheve dhe prindërve të tyre

Shqipëria

Ruçi mesazh ngushëllimi: U prehshin në paqe shpirtrat e vogëlusheve dhe prindërve të tyre

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 15:51
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të katër anëtarëve të familjes Gushi, në aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.

Ruçi i bën thirrje autoriteteve policore për “parandalim dhe zero tolerancë ndaj shkeljes së ligjeve dhe rregullave të qarkullimit”.

Mesazhi i plotë i Ruçit:

Një lajm tronditës, për një tragjedi familjare që mbylli dyert e një shtëpie. U ndërpre aksidentalisht jeta e dy vajzave të mitura dhe e prindërve të tyre. Lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, qytetarët e Patosit dhe të gjithë ne.

U bëj thirrje gjithë qytetarëve, posaçërisht drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes në rrugë. U bëj thirrje forcave të rendit dhe policisë rrugore te marrin masa parandaluese dhe të tregojnë zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjeve dhe rregullave të qarkullimit. U prehshin në paqe shpirtrat e vogëlusheve Eva dhe Anastasia dhe prindërve të tyre, Silvanës dhe Eduartit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat