18-vjeçari Jonuz Sulaj nuk mban mend shtëpinë, flasin nga Policia

Shqipëria

18-vjeçari Jonuz Sulaj nuk mban mend shtëpinë, flasin nga Policia

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 20:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës njofton, se gjatë natës së djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, është gjetur i vetëm në rrugë, 18-vjeçari Jonuz Sulaj.

Ky i fundit, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe i ka thënë uniformave blu, se nuk mban mend adresën e banimit të familjarëve të tij.

Aktualisht, i riu ndodhet në Komisariatin e Policisë NR. 6 në kryeqytet. Policia apelon, se çdokush që e njeh familjarët e djalit, apo vetë atë, të telefonojnë në numrin 112, ose të paraqiten në Komisariatin e Policisë Nr. 6.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë mbremjes së djeshme, në rrugë dytësore Tiranë-Durrës, është gjetur i vetëm në rrugë shtetasi Jonuz Sulaj., rreth 18 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor) i cili nuk mban mend adresën e banimit të familjarëve të tij.

Aktualisht ky shtetas ndodhet pranë Komisariatit të Policisë Nr.6.

Familjarët e tij apo çdo person që mund të ketë kontakte me ta, ju lutemi të telefonojë në 112 ose të paraqitet në Komisariatin e Policisë Nr.6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat