Të fortët dhe policia

Shqipëria

Të fortët dhe policia

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Sjelljet e papërgjegjshme të “të fortëve” në rrugë, vijojnë të marrin jetë njerëzish. Ditën e sotme një familje me 4 anëtar u shua në një aksident tragjik në aksin Vlorë-Levan. Makina  e tyre u godit nga pas nga një “Audi” luksoz që lëvizte me një shpejtësi marramendëse rreth 200 km/h. Shoferi rezultoi se ishte një shkelës përsëritës i kodit rrugor, me gjoba për parakalim të gabuar dhe shkelje të semaforit.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka nisur një fushatë denoncimesh të shoferëve të papërgjegjshëm të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, madje nën hundën e policisë. E tillë është një video e publikuar nga Harta Digjitale e Aksidenteve HDA në Facebook, ku shihet një makinë luksoze e cila fute në parakalim edhe pse automjetet e tjera janë në radhë në trafik para semaforit. Në këtë video makina luksoze madje i pret rrugën një patrulle policie, ku këto të fundit ndryshe nga se do të ndodhte në një vene tjetër, mjaftohen duke komunikuar nga xhami në xham me shoferin e papërgjegjshëm. Madje nuk dihet nëse njiheshin me personin në fjalë dhe e ndaluan për ta përshëndetur apo për ta këshilluar.

Por këta të “fortë” në adrenalinën e ofruar nga qindra kuaj fuqi të makinave të tyre luksoze shndërrohen në kamikazë nëpër rrugën e vendit duke lënë pas viktima të pafajshme. Për më tepër që këta persona jo rrallë herë zhvillojnë edhe gara të palejueshme shpejtësie.

E nëse policia vijon të mos reagoj të paktën për fenomene të tilla që denoncohen apo që u kalojnë nën hundë, do vijojmë që të numërojmë viktima të pafajshme që as nuk rrugën e tyre nuk i lënë të ecin të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat