U shua një familje në aksident/ Gjykata jep masën e sigurisë për shoferin

Shqipëria

U shua një familje në aksident/ Gjykata jep masën e sigurisë për shoferin

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 22-vjeçarin Igli Madani, i cili po drejtonte automjetin “Audi” që shkaktoi aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë. 

Si pasojë e aksidentit të ndodhur mëngjesin e së premtes humbën jetën katër anëtarët e familjes,  Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Mësohet se Igli Madani nuk ishte i pranishëm në seanca, por është paraqitur avokati i tij Remzi Mehmetaj me prokurë.

Madani mësohet se ndodhet në Spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat