Aksident i rëndë në Bulqizë, makina del nga rruga, humb jetën 30-vjeçari

Shqipëria

Aksident i rëndë në Bulqizë, makina del nga rruga, humb jetën 30-vjeçari

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:31
Foto Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Ballejë-Krastë, ku një automjet tip "Mitsubish" ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i identifikuar si D.Gj, 30 vjeç, banues në Martanesh.

Grupi hetimor i mbërritur në vengjarje ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e të riut.

Njoftimi i policisë

Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip 'Mitsubish' në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrolin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat