Rama dha ultimatum/ FNSH dhe “Shqiponja” zbarkojnë në plazhe, aksion për lirimin e vijës bregdetare

Shqipëria

Rama dha ultimatum/ FNSH dhe “Shqiponja” zbarkojnë në plazhe, aksion për lirimin e vijës bregdetare

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 10:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi lirimin e hapësirës publike në bregdet, Policia e Shtetit është mobilizuar duke ngritur një task-forcë të veçantë, që ka nisur aksionin këtë të mërkurë.

Task forca e përbërë nga dy grupe FNSH, dy grupe “Shqiponja” dhe efektivë policie zbarkuan në bregdet dhe po heqin shezlongë e çadra pa leje.

Në plazhin e Golemit deri tani janë hequr rreth 550 shezlongë dhe 280 çadra.

Ndërsa operacioni është i shtrirë edhe në Durrës e Velipojë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat