Aksion kundër subjekteve të paligjshme buzë liqenit, pogradecarët ‘në rregull me ligjin’

Shqipëria

Aksion kundër subjekteve të paligjshme buzë liqenit, pogradecarët ‘në rregull me ligjin’

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Kontrollet e policisë për pastrimin e rërës nga çadrat e vendosura pa leje filloi dhe në Pogradec.

Sipas policisë, deri tani janë kontrolluar 24 subjekte dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje. Bizneset në qytetin juglindor janë të pajisura me lejen përkatëse.

Megjithatë aksioni i policisë, Inspektoriatit të Territorit të kontrollit dhe zyrës së Tatimeve të Bashkisë Pogradec do të vijojë në të gjithë vijën buzë liqenit.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pogradec nisi faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregliqenore të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregliqenore në drejtim të zaptimit të hapsirave publike nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës janë shërbime të Komisariatit të Policisë Pogradec, Policia Bashkiake, Inspektoriati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të Bashkisë Pogradec, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Pogradec.
Deri tani janë kontrolluar 24 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat