Pas 40 ditësh në terapi intensive/ Manastirliu:Ia hedhin rrezikut dhe janë gati për të shkuar në shtëpi

Shqipëria

Pas 40 ditësh në terapi intensive/ Manastirliu:Ia hedhin rrezikut dhe janë gati për të shkuar në shtëpi

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 20:41
Foto e publikuar ne Facebook

Pas 40 ditësh në terapi intensive, trinjakët  Roi, Ajsi dhe Ersa sot kanë dalë nga rreziku dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Lajmi i mirë është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila njofton se trinjakët kanë përfituar sot edhe bonusin e bebes prej 360,000 lekë të reja dhe së shpejti do të jenë gati të shkojnë në shtëpi.

Më tej Manastirliu ka falenderuar stafin e mjekëve dhe infermierëve të të Maternitetit “Koço Gliozheni”, për kujdesin e jashtëzakonshëm për të lindurit prematurë( lindje para kohe).

“Pas 40 ditësh të vështira në shërbimin e terapisë intensive, trinjakët Roi, Ajsi dhe Ersa sot kanë dalë nga rreziku dhe gëzojnë shëndet të plotë.

#Mirënjohje për dr. Alma Hysa për përkushtimin ndaj trinjakëve që e fituan betejën për jetën si dhe për të gjithë stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni”, për kujdesin e jashtëzakonshëm për të lindurit prematurë.

Trinjakët kanë përfituar sot edhe bonusin e bebes prej 360,000 lekë të reja dhe së shpejti do të jenë gati të shkojnë në shtëpi”, shkruan Manastirliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat