Gjykata Kushtetuese merr vendim për Teatrin Kombëtar

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese merr vendim për Teatrin Kombëtar

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:56
Shembja e teatrit

Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin për Teatrin Kombëtar, ku ka rrëzuar vendimin e qeverisë për t’ia kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës si dhe ka pezulluar procedurat për të ndërtimin e godinës së re.

Në vendim thuhet se Gjykata Kushtetuese shfuqizon ligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Gjithashtu është shfuqizuar vendimi i Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë” të vendit ku ndodhej Teatri Kombëtar pasi është i papajtueshëm me Kushtetutën.

Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkia “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”.

Në bazë të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese pezullohet zbatimi i Këshillit të Ministrave për t’ia kaluar territorin e Teatrit Kombëtar, Bashkisë së Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat